Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka publikuar një video me dëshmitë e disa qytetarëve që kanë kryer vaksinimin antiCOVID në dy ditet e vaksinimit të hapur.
Manastirliu fton qytetarët të paraqiten prane qendrave të vaksinimit të cilat do të jenë të hapura deri ne oren 20:00 të mbrëmjes.
“Vijon në të gjithë vendin vaksinimi i hapur +18 vjeç në qendrat e vaksinimit të përqëndruar, ku ekipet tona mjekësore po bëjnë një punë të palodhur për t’iu përgjigjur në çdo kohë nevojave të qytetarëve.
Qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura deri në orën 20:00
#VaksinohuSot #RuajShëndetin
#ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Manastirliu.
Në video e publikuar nga Manastirliu qytetarët kanë vlerësuar nismën për vaksinimin e hapur dhe duke shprehur vleresim për organizimin e këtij procesi.
/b.h