Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e kësaj të mërkure në Strasburg të Francës. Sipas mediave vendase, viktima është një burrë rreth të 60-ave, megjithatë identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30, në një kryqëzim në lagjen Plaine-des-Bouchers.
Viktima mësohet se është emër i panjohur për autoritetet franceze. Mediat franceze shkruajnë se ai mori një plumb në kokë dhe një në kraharor. Sa u takon autorëve, dëshmitarë thanë se kishin parë dy persona të maskuar të cilët pasi hapën zjarr u larguan me një automjet.
Makina u gjet e djegur disa metra larg vendit të ngjarjes.
60-vjeçari raportohet se po qëndronte në një hotel në Schiltigheim, zonë që ndodhet në veri të Strasburgut.
/a.r