Policia ka zbarkuar këtë të mërkurë në terren për të verifikuar dokumentacionet e bizneseve që kanë çadra e shezlonge në bregdet. Aksioni është shtrirë thuajse në të gjithë vendin dhe ka vijuar përgjithësisht pa probleme. Megjithatë ka pasur edhe raste që pronarë të bizneseve nuk kanë rënë dakord me hapësirën e përcaktuar për të vendosur çadrat, si pronarja e këtij hoteli në Velipojë.
Pronarja: Kështu si e keni nisur ju po më çoni në Vilun. Ç’dua në fund mër?
Policia: Më fal një minutë, na dëgjo neve…
Pronarja: Normal më, po të fal…
Policia: 1 një parcelë që ke marrë leje, e ke 20 metra dhe 17 centimetra lejen e miratuar. Nga aty ku je në kufi, do zesh 20 metra hapësirë, sa është miratuar leja.
Pronarja: Cili klient më vjen mua këto në fund? Si qenka që para hotelit tim çohet dhe vjen një person tjetër dhe mua më ke çuar atje në Vilun?
Policia: Atë zgjidhe me ata që të kanë leje, që kanë hartën dixhitale.
Pronarja: Jo mër zotëri…
Policia: Ke hartën zonjë.
Pronarja: Hartën e kam, nis nga shkalla, nuk ke nevojë të më çosh në Vilun. Erdhe ti të pushosh, si do bësh, një orë rrugë që të vish këtu. Unë e dua komplet para hotelit. Unë e paguaj njësoj si tjetri.
Policia: Ore ne po flasim një rresht këtu… nuk ke tjetër hapësirë ti.
Pronarja: Gjeje hapësirën para hotelit tim.
Policia: Ku keni aplikuar, aty do merrni. Atë hapësirë do merrni.
Pronarja: Ne kemi aplikuar për dy parcela, i kemi bërë kërkesë prap shtetit…
g.kosovari