Këshilli Bashkiak i Vlorës u mblodh këtë të mërkurë në teatrin “Petro Marko” dhe pavarësisht mos pranisë së kryetarit Dritan Leli, miratuan ndihmat ekonomike për qytetarët. Mbledhja e Këshillit Bashkiak është zhvilluar në një mënyrë të pazakontë, në ambientet e jashtme të teatrit pasi ishte i mbyllur.
“Dikush ka menduar që të nëpërkëmbë këshilltarët duke vazhduar lojën dhe mos lejuar sallën. Ndoshta kjo për të dhënë një kosto të panevojshme në Këshillin Bashkiak për të thënë që nuk kalohet ndihma në nevojë. Menduam që kjo mbledhje të zhvillohej se s’bën pasi edhe pikat që do të trajtoheshin ishin pika që preknin qytetarët dhe shtresat në nevojë”, tha Ervis Moçka, anëtar i Këshillit Bashkiak.
Përveç ndihmës ekonomike, mësohet se në mbledhje është miratuar një projektvendim për mbështetje në kopshte dhe çerdhe të familjeve në nevojë. Mes këshilltarëve ka pasur edhe pika të tjera për diskutim e vendim, por janë shtyrë pasi këshilltarët mendojnë se ka nevojë për transparencë nga ana e administratës së bashkisë.
Sipas Moçkës është Këshilli Bashkiak, që ka tagrin të vendosë për mbledhjen. “Ligjërisht mbledhja ishte datën e sotme”, tha ai. Ndërkohë nga ana tjetër, kryebashkiaku Dritan Leli zhvilloi një mbledhje online, pa prezencën e këshilltarëve.
Ai lajmëroi një ditë më parë se nuk do të ishte i pranishëm në mbledhje, për shkak të axhendës së planifikuar. Ky i fundit e kishte thirrur zhvillimin e mbledhjes një ditë më parë.
/a.r
Lerini skenat se late kokrren e namit!