Telashet nuk kanë të sosur me lojtarët e huaj në vendin tonë, e sidomos me ata arikanë, të cilët herë lënë gjurmë e herë jo, por mbahen mend nga bëmat që ndodhin jashtë fushave…
Gjykata e Tiranës dënon me katër muaj burg ish-lojtarin e Tiranës Uinful Kobinah, ndërsa ganezi është shpallur në kërkim dhe nëse arrestohet do të shkojë në burg.
Futbollisti është larguar nga Shqipëria dhe prej tetorit 2020 deri në 1 qershor 2021 nuk është paraqitur te shërbimi i provës për të shlyer dënimin prej 100 (njëqind) orë punë në interes publik pranë Bashkisë Tiranë, që duhet ta kryente brenda një afati prej 6 (gjashtë) mujor.
Por, duke qenë se nuk e ka zbatuar këtë vendim, gjykata më pas ka dal në kokluzion se lojtari Kobina duhet të kthehet në burg, sepse ka rrezikshmëri të lartë…
Kujtojmë këtu që Kobina u pajis nga Ilir Meta me pasaporte shqiptar në mënyrë skandaloze dhe të jashtëligjshme.
Meta ia dhuroi futbollistit pasporten lojtarit brenda 8 orësh, pa asnjë verifikim siç e përcakton ligji, ndërkohë që ky lojtarë ishte i pandehur për falsifikim të lejes së qëndrimit. TEMA