Babai i 20-vjeçares Caroline Crouch ka treguar për mediat britanike ndjesitë që pati kur mësoi se dhëndëri i tij Babis Anagnostopoulos ishte vrasësi i të bijës.
Kujtojmë se piloti 32-vjeçar mbyti në gjumë bashkëshorten me një jastëk në sy të vajzës së tyre të vogël më 11 maj. Më pas, ai u tha hetuesve që Caroline ishte vrarë gjatë një grabitjeje të dhunshme. Tashmë, i ati i të ndjerës David ka treguar se zija për vajzën iu kthye në inat dhe revoltë pasi mori vesh se dhëndri i tij ishte marrë nga policia ndërsa ndodhej në varrin e Caroline.
“Kur e mora vesh më vonë, i vetmi peng që kisha ishte që nuk e dita sa isha aty,” tha ai për The Sun.
“Do t’ia kisha hedhur kokën në erë dhe do të isha i gatshëm t’i vuaja pasojat.”
David tha se ai dhe bashkëshortja e tij Susan mësuan për ngjarjen e rëndë nga fqinjët e tyre në ishullin grek Alonissos.
“Nuk do ta harroj kurrë sesi u ndjeva. Ishte sikur një dorë e akullt mu fut në kraharor dhe më nxori zemrën. Ishte dita me e keqe e jetës time.”
Ndërkohë, prindërit e Caroline kanë marrë tashmë edhe kujdestarinë e Lidias, vajzës së vogël që ka mbetur e vetme pasi nëna iu vra dhe babai ndodhet pas hekurave.
/b.h