Në 24 orët e fundit në vendin tonë është regjistruar vetëm një rast pozitiv në Tiranë me koronavirus nga 3348 testime të kryera në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë.
Gjithashtu bëhet e ditur se janë 56 raste aktive në vend ndërsa vetëm një pacient po merr trajtim spitalor. Në këtë periudhë janë shëruar 8 persona duke e ccuar numrin total të të shëruarve në 130.002 që nga fillimi i pandemisë.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Në 24 orët e fundit janë kryer 3348 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19 1 qytetar në Tiranë. Aktualisht janë 56 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,002 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (29 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3348
Testime totale 801,624
Raste pozitive 132,514
Raste të shëruara 130,002
Raste Aktive 56
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 24
Shkodër 12
Durrës 5
Elbasan 5
Lezhë 4
Berat 3
Dibër 1
Fier 1
Vlorë 1
/m.j