Nga Lutfi Dervishi
Nëse shihni parashkimin e motit në një televizion perëndimor dhe bëni krahasimin me parashikimin e motit të disa televizioneve këtu, duket se po flitet për dy tema krejt të ndryshme.Këtu në prezantimin e motit mbizotëron jo informacioni për çfarë po ndodh dhe çfarë do të ndodhë, këtu mbizotëron spektakli!
Nëse shihni një emision sportiv në një televizion perëndimor dhe bëni krahasimin me emisionet sportive të shumicës së televizioneve këtu, ndryshimi është më i madh se mes ditës dhe natës.
Këtu ekspertët janë në minorancë dhe ata që nuk kuptojnë asgjë janë shumicë, këtu nuk flitet për lojën, por për shijet dhe mendimet e të ftuarve. Këtu mbizotëron spektali.
Nëse sheh një program politik në televizion tjetër dhe bën krahasimin me shumicën e programeve këtu, duhet të kesh tri duar: një për t’i rënë ballit, një për të mbajtur mjekrën dhe një të tretë për të ndryshuar kanalin. Atje diskutohet për problemin/temën/idetë, zgjidhjen dhe përgjegjësitë. Këtu është kultura e kacafytjes dhe pyetja më e fortë është: e di kush jam unë?! Këtu mbizotëron spektali.
Nëse sheh një seancë Parlamenti gjetkë dhe bën krahasimin me seancën e Parlamentit këtu, dallimi është i qartë edhe për vetë aktorët e këtushëm që dhurojnë spektakël!
Nëse ka një ngjarje të rëndë atje dhe e krahason me ngjarjen e rëndë këtu. Atje mungon ajo që këtu është me tepri: spektakli.
Nëse sheh një spektakël atje dhe bën krahasimin me spektaklet këtu- dallimi është tek dita dhe ora e transmetimit që vendosen në shërbim të publikut. Këtu spektaklet mezi gjejnë vend gjatë ditëve të javës sepse gjithçka është kthyer në spektakël
Në një vend ku çdo gjë është spektakël, nuk ka vend për spektaklin!