Ish-drejtuesi i lartë i policisë, Havari: Shoqëria shqiptare në kolaps, shumë politikanë i kanë vetë fëmijët ‘problematikë’

Mithat Havari 3

 

 

Ish-drejtuesi i policisë, Mit’hat Havari deklaroi mbrëmjen e sotme se shoqëria shqiptare është në kolaps.

Përballë gazetares Marsela Karapanco në ‘Frontline’ në ‘News24’ Havari tha se shumë politikanë i kanë fëmijët problematikë, dhe se këto raste janë të evidentuara.

Sipas tij ata janë model negativ. Mes të tjerash Havari tha se ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka përgjegjësi moral dhe ligjore sa i takon ngjarjeve kriminale në vendin tonë.

“Edhe unë jam përplasur për 30 vite me një prokuror që sot është deputet. Disa janë prokurorë i thënçin, siç janë disa policë. Ministri nuk mund të justifikojë në mënyrë absolute. Policia duhet të ndjekë. Ata i kanë pikasur makinat, bijtë e gangsterëve, nuk ndalohen. Ka edhe politikanë që i kanë fëmijët me probleme. Janë evidentuar, nuk kanë turp. Në vend që t’i kenë profesor, model, por janë model negativ. Shoqëria shqiptare është në kolaps. Ne nuk jemi në dorën e tyre. Jeta ime dhe e familjes time nuk është në dorë të Edi Ramës, as të Çuçit, dhe as Veliut. Paguajmë taksa. Duhet të jemi të qetë. Më tha dikush tek lagja ime që; ‘një tip rrugaçi rrëzoi dy persona, dhe kërcënonte policin. Dhe ai tha; ‘unë ju vras në sy të policit’’. Dhe polici nuk e arrestoi. Duhet t’i lënë këto propaganda, siç është me shezlongët. Duhet t’i heqin ato, t’i lënë të lira për qytetarët. Nuk punojnë me sistem. Nuk janë sistematik. Për këto gjëra ka afate. Edhe çobanët e dhive i dinë ato punë. E kanë situatën jashtë kontrollit. Jam i drejtpërdrejtë dhe jo të bëj akuza kot. Gjithë këto vrasje. I bindur që do të ndodhin nesër. Nuk jam Kasandra e Greqisë së Lashtë. Këto do të ndodhin nesër. Reforma? Duhet rikonstruktuar shoqëria e tërë. Policët shkojnë në shtëpi me ca rroga të vogla, me ato rrobat plastike. Ato mushamatë e rrugëve janë në gjendje të rëndë.

 

I them zotit Çuçi që ka përgjegjësi moral edhe ligjore, se është ministri i Brendshëm. Isha në Vlorë dy ditë me familjen, korsia e majtë ishte bosh. Ajo është për pilotët. Pse ishte bosh? Ishte policia dhe kishin frikë. Janë të terrorizuar dhe nga ‘vrasësi’. Unë e hedh poshtë këtë që pretendon Çuçi. Kur dje ishte policia në këmbë, korsia ishte bosh dhe nuk kishte aksidente. Ata fitojnë lekë me djersë nuk i kanë fëmijët rrugeçër. Fëmijët e milionerëve jashtë i ke profesorë. Ish-oficerë policie kanë bërë dhe bijtë e tyre policë, se nuk kanë mësuar në shkolla. Ka shumë djem të zotë në Policinë e Shtetit, që janë të aftë, duhet t’u hapin rrugët. I njoh mirë të gjithë. Në 97-ën, ish-kryeministri Fatos Nano i ktheu të gjithë në punë. Në demokraci qytetarët e kanë më të bukur se policia. Dështuan të gjithë. Revolucioni nis duke hequr dorë nga militantët, nga mbiemrat, që të ngrënë bijtë e popullit dhe të hapin dosjen një për një. Nëse është liruar një nga detyra për korrupsion, do e eliminojë direkt. I alkoolizuar, e eliminoj, e vendos në një detyrë tjetër, deri sa të ikë vetë.”, tha ai. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com