139 mijë e 740 Euro i paguar presidentja Vjosa Osmani bashkë me bashkëshortin e saj për parcelën për shtëpi në një lagje në periferi të Prishtinës e cila është e kontraktuar, por ende nuk është në pronësi, ndërsa për të ka detyrime edhe mbi 87 mijë euro ndaj kompanisë Marigona Hill ku ajo e ka blerë shtëpinë e për të cilën është përfolur shumë në fillim të këtij viti.
Në Agjencinë Kundër Korrupsionit ajo ka deklaruar një banesë të sajën 83 m2 ende të papërfunduar, një parcelë në vlerë të 35 mijë Eurove 10 mijë prej të cilave ende i ka borxh 10 mijë, ndërsa në emër të bashkëshortit ka deklaruar të ketë 2 shtëpi, një banesë dhe 2 garazhe. Ajo ka deklaruar mbi 32 mijë Euro e rreth 7 mijë Dollarë para të gatshme të ruajtura në institucione financiare ndërsa bashkëshorti i saj mbi 6500 euro.
Megjithatë ajo ka specifikuar se pasuria dhe detyrimet financiare të bashkëshortit janë deklaruar përkundër faktit që janë të regjistruara vetëm në emër të tij meqë e gjithë pasuria e paluajtshme e bashkëshortit e deklaruar në këtë formular është fituar para martesës me deklaruesen.
Ndërsa kryeministri Albin Kurti nuk ka asnjë pronë në emër të tij. Ai ka deklaruar vetëm qiranë për shtëpinë ku jeton e që është 250 Euro në muaj, ndërsa bashkëshortja e tij ka të blerë një apartament në Oslo në vlerë të 400 mijë Eurove.
Nga 2705 Euro të ardhura mujore, Kurti duket të mos jetë kursimtar pasi që ka vetëm 526 Euro të ruajtura në institucione financiare, ndryshe nga bashkëshortja që ka 10 mijë euro në banka ndërsa paga mujore e saj është 3915 Euro.
Ajo ka detyrime ndaj institucioneve financiare siç ka deklaruar kryeministri 300 mijë Euro për banesën, 30 mijë Euro më shumë se që kishte deklaruar në vitin 2019.
Kryetari I Parlamentit Glauk Konjufca ka deklaruar një banesë 100 m2 në vlerë prej mbi 67 mijë Eurosh për të cilën ka obligime financiare ndaj institucioneve financiare 12 vjet, ndërsa para të gatshme ka deklaruar mbi 5 mijë Euro.
/a.r