Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e 20-vjeçares Caroline në Greqi nga bashkëshorti i saj. Mediat greke shkruajnë se hetuesit e kanë lodhur Babis Anagnostopulos derisa ai të rrëfejë krimin.
Hetimet zgjatën për plotë 37 ditë ditë pasi bashkëshorti i studentes thurte skenare duke e fshehur krimin pas një grabitje. Sipas mediave helene, oficerët që kryenin hetimet fituan besimin e Babis dhe i qëndruan afër gjatë gjithë hetimeve.
Por në anën tjetër, Laboratorët e Mjekësisë Ligjore po punonin me shpejtësi për të gjetur prova të mjaftueshme për të mbyllur çështjen dhe për ta detyruar vrasësin të rrëfejë ngjarjen. Në një moment, vrasësi u lodh nga seancat e gjata të dëshmive dhe pyetjeve dhe deklaroi vrasjen.
“Pra, Babis, çfarë tjetër? Përsëriti hetuesi në momentin kritik të dialogut të tyre? . I mbërthyer, piloti i helikopterëve privatë, Babis Anagnostopulos, pastaj i vendosi duart mbi tryezë dhe u thye.
“Më vjen keq, më fal, unë e bëra atë” – tha Babis.
Tashmë piloti grek është pas hekurave, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar nëse ka pasur bashkëpunëtorë të tjerë në krim./m.j