Një tjetër aksident ndodhi këtë të hënë në rrugët e vendit tonë. Një fëmijë 13 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë, u përplas nga një makinë në aksin rrugor Shote Galica-Drini i Bardhë.
13-vjeçari u dërgua në spital, fatmirësisht me dëmtime të lehta, ndërsa policia shoqëroi shoferin e makinës.
“Në aksin rrugor Shote Galica-Drini i Bardhë, automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin B. C. është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi i mitur me iniciale I. S., 13 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime të lehta i mituri, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Kukës, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. C. është shoqëruar në DVP Kukës, ku po kryhen veprimet hetimore”, tha policia në njoftimin e saj paraprak për mediat.
/a.r