Te tjera detaje dalin nga masakra e Velipojës ku u vranë katër persona dhe u plagosën 2 të tjerë.
Dëshira për të punuar i mori edhe jetën 19-vjeçarit. Musaen Zeneli të shtunën e kishte ditën e tij të parë të punës në hotelin e familjes Gocaj.
Ajo ishte edhe dita e fundit e jetës për të. Ishte rritur pa të atin dhe donte që të siguronte të ardhura për familjen. Ndaj studionte, edhe punonte. 19-vjeçari kishte njohuri të pakta në kuzhinë ndërsa punonte edhe si kamarier në hotelin e familjes Gocaj, ku ndodhi masakra. Ishte pikërisht Musaeni ai që njoftoi punëdhënësit në momentin, kur anëtarët e familjes Verracaku mbërritën në hotel.
Nuk u përfshi fare me debatin e tyre duke qëndruar pas tyre. Por kur situata u acarua dhe anëtarët e dy familjeve që i kishin hotelet 50 m larg nga njëri-tjetri, nxorën armët, plumbat prekën edhe 19-vjeçarin. Ai humbi jetën në vend duke mos u mbijetuar plagëve të marra. Musaeni Zeneli iku nga kjo jetë në një moshë fare të re, me ëndrra dhe dëshira.
/a.r
R.I.P BIG BOY