Nisur nga aksidentet me pasojë vdekje që kanë tronditur vendin ditët e fundit, Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar me një apel ndërgjegjësues për drejtuesit e automjetëve.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, ISHP i bën thirrje shoferëve që të udhëtojnë me kujdes , me qëllim që të mos e shdërrojnë mjetin në vrasës.
“Shpejtësia e lartë dhe parakalimet e gabuara janë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve në javët e fundit, ku fatkeqësisht janë shënuar edhe viktima. Akset në problematike janë: Fier-Vlorë, Rrogozhinë-Elbasan, Fushë Krujë-Lezhë…”, shkruhet në njoftimin e ISHP-së.
Reagimi i plotë:
Mos nxito
PËR DISA MINUTA MË PAK, JU MUND TA SHNDËRRONI MJETIN TUAJ NË VRASËS.
Shpejtësia e lartë dhe parakalimet e gabuara, shkaqet kryesore të aksidenteve në javët e fundit, ku fatkeqësisht janë shënuar edhe viktima.
Akset më problematike janë: Fier –Vlorë, Rrogozhinë-Elbasan, Fushë-Krujë- Lezhë etj.
Ndër shkeljet më flagrante të konstatuara janë:
parakalimet e gabuara;
shpejtësia tej normave;
drejtim i mjetit në gjendje të dehur.
/b.h