Spanja është vendi i radhës që ka hequr kufizimet për të gjithë udhëtarët nga vendi ynë.
Autoritetet spanjolle kanë vendosur që të heqin të gjithë kufizimet për qytetarët shqiptarë, të cilëve tashmë për të udhëtuar në drejtim të Spanjës nuk u duhet as test dhe as vaksinë.
Tirana International Airport , përmes një postimi në Facebook, ka bërë me dije se qytetarët duhet të plotësojnë Formularin e Kontrollit Shëndetësor, nëse duan që të udhëtojnë në drejtim të Spanjës.
“Spanja,
Hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Spanjë.
As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.
Ju lutem vetëm të plotësoni Formularin e Kontrollit Shëndetësor (FCS), të cilin mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:
https://www.spth.gob.es/create (individ)
https://www.spth.gob.es/create-group (grup/familje)
Nëse 14 ditët e fundit keni vizituar vende të tjera përpara udhëtimit në Spanjë, ju duhet patjeter PCR i 48 orëve të fundit, vaksinat e miratuara nga EMA apo OBSH, apo vërtetim i autoriteteve shëndetësore që e keni kaluar Covid 19″, thuhet në njoftimin e Tirana International Airport.
/b.h