Pas mbledhjes në Teatrin “Petro Marko”, Kryeministri Rama foli shkurtimisht edhe për mediat, ku nuk harroi që në mënyrë të tërthortë të cekë edhe ccështjen e kryebashkiakut të Vlorës Leli.
Rama tha se ka një problematikë me disa bashki për cështjen e turizmit.
“Formalisht jam deputet i Durrësit edhe për t’i kushtuar një vëmendje të veçantë me praninë si deputet. Por unë do të vazhdoj të jem në Vlorë, madje për të bërë edhe më shumë. Me Vlorën nuk me lidh e nuk më ndan mandati i deputetit. Së dyti është e rëndësishme që ne vazhdojmë intensivisht punën këtu në Vlorë. Sa i përket administrimit të vogël unë jam jashtëzakonisht i shqetësuar, jo vetëm për Vlorën por me bashkitë që kanë detyrime ekstra që lidhen me industrinë e turizmit”, tha Rama.
/b.h