Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se nga dita e sotme nisin aplikimet në portalin e-Albania për t’u vaksinuar kundër duke filluar nga grupmosha mbi 18-vjeç.
Manastrirliu gjithashtu sqaron se deri më tani janë kryer mbi 935 mijë vaksinime anti-Covid, ndërsa thekson se fushata e vaksinimit do të vijojë për të siguruar një sezon jetik të turizmit.
“Nga sot mund të aplikoni në portalin e-Albania për t’u vaksinuar pa dallim mbi 18 vjeç, në ditët e hapura të vaksinimit në datat 29-30 qershor.
Më shumë se 935 mijë vaksinime anticovid janë kryer deri tani, teksa do ta intensifikojmë këtë proces jetik në sezonin e verës, që është koha më e mirë për shtrirjen e vaksinimit masiv . Vaksinimi anticovid në Vlorë”, shkruan Manastirliu në rrjetin social “Facebook.
/b.h