Avokati Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike të vendit duke filluar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 2019.
Ngjela u pyet nëse kishte mundësi që Komisioni i Venecias të merrte vendim për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet lokale të 2019.
Në përgjigjen e tij, ai tha se diçka e tillë nuk ishte e mundur pasi sipas tij, Venecia nuk e ka një tagër të tillë dhe për më tepër nuk ekziston fakti i mbështetur në një ligj ku të tregohet se zgjedhjet kanë qenë të paligjshme apo antikushtetuese.
“Nëse Komisioni i Venecias drejtohet nga katundarë shqiptarë nuk e di se çfarë ndodh.
Përsa i përket zgjedhjeve, ishin apo nuk ishin normale dhe anulimin e tyre, Komisioni i Venecias nuk mund të mbajë dot përgjegjësi se thotë më tregoni ligjin që kanë shkelur. Madje nuk tregojnë asnjë nen kushtetues që është shkelur.
Shiko çfarë bëhet, kanë humbur zgjedhjet, nuk pranojnë zgjedhjet sepse janë shkelur. Gjykata thotë më thoni nenin që kanë shkelur, këta flasin përralla.
Ata thonë se nuk ka marrë pjesë opozita dhe po të shkojë kjo si fakt i parë, Komisioni i Venecias do të habitet se thotë si ka mundësi që nuk e kanë lejuar. Këta menduan se do të krijonin kryengritje, nuk sollën as përshtjellim por e lanë popullin pa asnjë lloj pushteti”, tha Ngjela për Fax News./m.j