Në 24 orë e fundit është regjistruar vetëm 1 viktimë nga COVID-19 në Kosovë. Ndërsa, nga 1.658 testime, janë regjistruar 11 raste të reja infeksioni.
Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orë janë shëruar 6 qytetarë, ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i të shëruarve ka shkuar në 105.298.
Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 170 në të gjithë vendin.
Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në mars, ndërkohë që fushata po vazhdon.
Në 24 orët e fundit 4.682 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit 157.338 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës.
Deri më tani 29.314 qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.