Një gazetare australiane, e cila e la punën e saj si prezantuese në radio për të dhënë vlerësime mbi makinat luksoze në Instagram, fiton më shumë se 4 milionë dollarë në vit nga postimet në rrjetet sociale.
Daily Mail shkruan se Alex Hirschi, e cila largua nga Kuinslendi për në Dubai, në vitin 2008, ku prezantoi një emision radiofonik mbi makinat për 5 vite, përpara se të niste karrierën në rrjetet sociale si “Bjondja e supermakinave”.
34-vjeçarja sot është “makinëfluencerja” më e suksesshme e botës, me 14,3 milionë ndjekës, dhe faqja Leasing Options llogarit se ajo fiton rreth 4 milionë dollarë çdo vit falë marrëveshjeve me markat e mëdha të automobilëve.
Ndër videot më të famshme, është kur Hirschi teston makinën-koncept të Rolls Royce, 103X, një makinë elektrike që ecën vetë dhe nuk ka timon./m.j