Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është takuar me kryetarin e Bashkisë së Palermos Leoluca Orlando, gjatë një vizite që po zhvillon në vendin fqinj.
Përmes një statusi në rrjetet sociale Veliaj vlerëson homologun e tij për transformimin e qytetit të Palermos.
“Gjithmonë kënaqësi takimi me Leoluca Orlando, Kryebashkiaku mitik i Palermos që transformoi qytetin e viteve ‘90 në histori suksesi”.
Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj së bashku me shumë homologë të kryeqyteteve europiane ndodhet në Palermo për Forumin Ndërkombëtar “From the Sea to the City”, nga i cili synohet ndërtimi i një strategjie të përbashkët për migracionin dhe politikat e trajtimit të refugjatëve, një tjetër hap drejt ndryshimit të qëndrimit të Europës ndaj politikave të migracionit./m.j
🇦🇱 Gjithmone kenaqesi takimi me @LeolucaOrlando1, KB mitik i Palermos qe transformoi qytetin e viteve 90′ ne histori suksesi.
🇮🇹 Sempre un piacere di incontrare @LeolucaOrlando1, il mitico Sindaco di Palermo che ha trasformato la città degli anni ’90 in una storia di successo. pic.twitter.com/pP6648wTTH
— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) June 26, 2021
Eager to contrubute to the “From the Sea to the City” agenda – a network of 🇪🇺 mayors assisting refugees upon arrival, transit & destination – many of us were refugees once, it’s the right thing to do!
Thanks to the Mayors of @ComunePalermo and @CityPotsdam for the initiative! pic.twitter.com/Sn0wTTMTB1
— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) June 26, 2021