“U prish një fole e madhe. U mbyll një derë”. Ky është rrëfimi prekës i një prej banorëve të Patosit, i cili ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të familjes Gushi, e cila humbi jetën dje në një aksident.
Me pikëllim të madh i moshuari pohoi për mediat se e njihte shumë mirë këtë familje, që kishte emigruar drejt Greqisë për një jetë më të mirë, por fati i tyre u pre dje në mes në një aksident tragjik.
“Ishte një familje shumë e mirë. I kishte të tëra. Edhe unë kur e mora vesh mbrëmë, e dha Neës24. Qava. Unë që e njoh, më dhëmb shpirt, sidomos ne prindërve. U mbyll dera. I njihja shumë mirë. Ishin njerëz në hallet e veta. Kanë bërë këtë shtëpi, me kursimet. U prish një fole e madhe për mua dhe popullin e Patosit.”, tha i moshuari.
Eduart Gushit, 44 vjeç, gruas së tij, Silvana Gushi, 33 vjeçe, dhe dy vajzave të tyre të mitura, Anastasia dhe Eva iu dha lamtumira e fundit nga familjarët mes dhimbjeve dhe lotëve.
g.kosovari