Si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin prej disa ditësh tashmë, vaksinimi kundër COVID në Elbasan nuk do të kryhet më në shesh. Bashkia ka vënë në dispozicion Teatrin Skampa, ku çdo person mbi 50-vjeç duhet të shkojë tashmë që të marrë dozën e vaksinës. Kjo u bë me dije nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
“Bashkia e Elbasanit vë në dispozicion Teatrin Skampa për vaksinimin e popullsisë. Vaksinimet në sheshe tashmë nuk mund të kryhen për shkak të temperaturave të larta, por veç qendrave shëndetësore, çdo person mbi 50 vjeç mund të shkojë të vaksinohet edhe në Teatrin Skampa. Duhet ende të jemi të kujdesshëm, të vaksinohemi dhe të kemi një sezon turistik të suksesshëm“, shkruan Balla.
Kujtojmë se një ditë më parë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se vaksinimi do të bëhet në shtëpi për të moshuarit që nuk kanë mundësi të lëvizin.
g.kosovari