Teksa vijojnë ende kërkimet nën rrënojat e pallatit 12 katësh që u shemb në Miami të Floridas,159 qytetarë rezultojnë të zhdukur.
Kryebashkiaku i Miami-Dade, Daniella Levine Cava thotë se zyrtarët e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet dhe ka ende shpresë për gjetjen e të mbijetuarve në rrënojat e ndërtesës që u shemb. Mësohet se gjatë natën vijuan gërmimet 130 punonjës të shërbimit të zjarrfikëses.
Ndërkohë, guvernatori i Floridas, DeSantis tha se fokusi mbetet në gjetjen e të mbijetuarve dhe më pas do të merren me hetimet se pse ra ndërtesa. Nga ana tjetër familjarët janë në ankth për të marrë lajme mbi të afërmit e tyre që rezultojnë të zhdukur.
g.kosovari