Gina Coladangelo, e cila u kap ditën e sotme duke u puthur me Matt Hancock, është drejtoresha e Marketingut dhe Komunikimit në kompaninë Oliver Bonas. The Indipendent shkruan se ajo është një milionere e martuar me themeluesin e Oliver Bonas, Oliver Tress, dhe ata kanë tre fëmijë së bashku.
43-vjeçarja, e cili më parë ka qënë drejtore në firmën e lobimit Luther Pendragon, u takua fillimisht me Hancock në Universitetin e Oksfordit, ku ata u bënë miq të ngushtë në një pasion të përbashkët që kishin për radion studentore.
Coladangelo iu dha një rol si drejtoreshë jo-ekzekutive në Departamentin e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social në shtator të vitit të kaluar. Ajo më vonë u emërua gjithashtu nga Hancock si një këshilltarja e tij në Mars.
Sipas biografisë së 43-vjeçares në departamentin e qeverisë thuhet se ajo “ka përvojë mbi 20 vjeçare në komunikime dhe marketing, me një fokus të veçantë në kujdesin shëndetësor, shitjen me pakicë dhe mjedisin. Përvoja e saj në komunikimet e kujdesit shëndetësor është e gjerë, duke siguruar këshillim strategjik dhe mbështetje komunikimi për agjencitë e kujdesit shëndetësor, organet profesionale, grupet e pacientëve dhe organizatat bamirëse.”
Ajo aktualisht është guvernatore në BeyondAutism, një organizatë bamirësie arsimore dhe ishte më parë një kujdestare në Ëilloë Charity, e cila kujdeset për personat e sëmurë./m.j