Didier Deschamps e pranon se Karim Benzema ka gabuar se është përfshirë në skandalin e Matthieu Valbuenas. Trajneri i Francës, Didier Deschamps insiston se Karim benzema ka gabuar dhe se nuk është dashur të përfshihet në skandalin e Valbuenas.
Ai po ashtu foli edhe për dënimin e tij të dhënë nga federata, ku e pranoi se ky vendim mund të ndryshoj, në varësi të vendimit të gjykatës.
“Karim Benzema gaboi teksa u përfshi në skandalin e shantazhit ndaj Valbuenas. Vendimi i presidentit të federatës për ta lënë jashtë kombëtares është koherent në aspektin e etikës dhe moralit”, tha Deshamps për Le Parisien.
“Në 6 muaj mund të ndodhin shumë gjëra. Lista përfundimtare do të jepet në muajin maj, por edhe ajo që do të publikoj në mars për ndeshjet miqësore do të ketë pothuajse të njëjtët futbollistë që do të luajnë në Euro 2016”.