Këto janë rrënojat e një pallati banimi 12-katësh në Majemi, që u shemb pjesërisht rreth orës 2 të mëngjesit të kësaj të Enjteje. Autoritetet kanë nxjerrë deri më tani trupin e pajetë të një banori, ndërsa rreth 35 persona të tjerë janë gjetur të gjallë nën rrënoja dhe u dërguan menjëherë në spital.
“Bilanci i kësaj ngjarje pritet të thellohet, pasi autoritetet thanë se nuk kanë mundur të kontaktojnë me 99 persona të tjerë”.
Shkaqet e shembjes janë ende të paqarta. Banorët e pjesës tjetër të ndërtesës që nuk u dëmtua shprehen të shokuar dhe nuk arrijnë ta kuptojnë si ndodhi shembja kur nuk pati asnjë lëkundje toke paraprakisht.
Në disa media hidhen dyshime se pjesa e shembur ka qenë e amortizuar. Pallati ndodhet në një zonë turistike me ishuj të vegjël, jo shumë larg brigjeve kontinentale të qytetit, ishte ndërtuar në vitin 1981 dhe ka 130 apartamente banimi.
/a.r
Largohuni nga Betoni