Një shqiptar humbi tragjikisht jetën në Itali, gjatë kohës që priste një pemë. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së mërkurës në pyjet e Pescolanciano në Isernia.
Viktima është një 44-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat fqinje. Ai mësohet se punonte për një kompani pyjore.
Sipas asaj që shkruan ANSA, ngjarja ndodhi në një zonë me terren të vështirë dhe pavarësisht ndërhyrjes së ekipit të emergjencës shqiptari ndërroi jetë në vendngjarje.
Rrethanat e ngjarjes së rëndë mbeten të paqarta. Autoritetet nisën hetimet për zbardhjen e saj.
/a.r