Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Gjirokastër. Seit Rondo, drejtor i shërbimeve publike raportohet se është goditur me lopatë në kokë dhe ndodhet i shtruar në spitalin rajonal të Gjirokastrës.
Rondo mësohet se është goditur nga shtetasi Kujtim Basha. Shkak i konfliktit mësohet se është pronësia.
Rondo ka marrë plagë në kokë pasi është qëlluar me lopatë.
Ndërsa Basha është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Gjirokastrës.
/a.r