“Çdo humbje jete shënon për poseduesin e plazhit provat apo pronarin e hotelit një hetim penal, në rast të mungesës së rojës së plazhit“.
Ky ishte mesazhi që ministri i Turizmit, Blendi Klosi u ka dhënë të gjithë pronarëve të plazheve private në të gjithë vendin. Gjatë takimit me Komitetin e menaxhimit të sezonit turistik në Sarandë, Klosi tha se roja e plazhit tashmë është kusht ligjo për mbrojtjen dhe sigurinë e jetës së pushuesve dhe në rast se ai mungon atëherë hetimi penal do të hapet ndaj pronarit të plazhit privat.
Klosi foli edhe për kërkesat e operatorëve turistik që të mos ketë kufizim për muzikën, ku u tregua i prerë se nuk do të ketë tolerime dhe duhet të respektohet fasha orare për ndalimin e tyre.
“Saranda nuk mund të jetë profili i një diskoteke të hapur , por i një qyteti mikpritës, kulturor dhe familjar’, tha Klosi.
g.kosovari