Babis Anagnostopulos, 32 vjeçari, i cili ishte ditën e djeshme para gjykatës në një seancë faljeje ka thënë se ai e meriton dënimin por nuk është përbindësh.
Mediat greke raportojnë se hetuesit dhe prokurorët i kanë drejtuar një ‘lum’ pyetjesh pilotit por ai nuk është treguar i qartë në përgjigjë gjë e cila ka shtuar më shumë dyshimet tek autoritetet rreth ngjarjes. Hetuesit e pyetën pilotin se përse ai nuk bëri asnjë përpjekje për ta shpëtuar bashkëshorten duke thirrur ambulancën, e pyetën nëse i mati pulsin apo rrahjet e zemrës për ta parë nëse ishte akoma gjallë dhe përse nuk bëri asnjë përpjekje për ta shpëtuar nëse kjo gjë nuk ishte e planifikuar.
Ai u përgjigj duke thënë se në momentin që bëri krimin gjëja e vetme që mendoi ishte vajza e tyre Lydia 11-muajshe, e cila do të mbeste pa baba nëse ai e pranonte atë çfarë kishte bërë. Për këtë arsye ai e planifikoi skenarin me detaje deri në pikën ku arriti të vriste edhe qenin.
Gjatë faljes së tij 5-orarshe ai deklaroi se Meriton të ndëshkohet për atë çfarë kishte bërë po tha se në asnjë mënyrë nuk është ‘përbindëshi’ që të gjithë e ciësojnë. Gjatë faljes ai përmendi edhe detaje nga dasma e tyre në Portugali dhe lindjes së vajzës së tyre.
Edhe pse hetuesit tentuan gjatë gjithë kohës ti bënin pyetje nëlidhje me krimin ai nuk dha asnjë detaj të ri vetëm theksoi që krimi nuk ishte i planifikuar dhe që autoritetet duhet të bëjnë një ekspertizë tëk kamerat sepse aty kuptohet që kartat i hoqi pas krimit, gjë e cila tregon se nuk ishte e planifikuar, si dhe kërkoi që të merren në pyetje të afërmt që të japin dëshmi rreth marrëdhënies së tij me Karolinën./m.j