Sali Berisha ndjehet kaq në pozitë të vështirë pas shpalljes “non grata” nga SHBA se ka nxjerrë dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, në ballë të betejës së tij kundër Uashingtonit.
Pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA për korrupsion të theksuar, përdorimin e pushtetit për t’u pasuruar bashkë me familjen dhe aleatët, pengimin e drejtësisë për të vepruar ndaj tij, Familjes dhe aleatët, si dhe për minim të demokracisë në Shqipëri, me sa duket “litari” është ngushtuar.
Duke qënë se deri më tani mbështetja ka qënë e vakët nga ana e lidershipit të PD, nga Ilir Meta por dhe nga faktorë të tjerë në Shqipëri, Berisha ka vendosur të përballet me SHBA me dhëndërrin si mbështetës në këto ditë të nxehta qershori.
Jamarbër Malltezi sot është shprehur i zemëruar se pse Ambasada Amerikane nuk ka postuar fotot Sali Berishës-vjehërrit të tij, me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Xhejms Bejker, që vizitoi Shqipërinë 30 vjet më parë.
Dhëndri i Berishës akuzon Ambasadën Amerikane për ndryshimin e historisë, teksa riposton një status me foto të kryeredaktorit të RD Blendi Kasmi ku shkruan si diciturë “Ramiz Alia me James Bejker”, ndërsa është foto e Berishës.
Jamarbëri e quan Sorosiste, duke iu referuar pretendimit të Berishës se Soros ka dorë në vendimin e DASH për të futur në listën e zezë bashkë me familjen.
“Retushimet e fotove, ndryshimin e historisë sipas interesit & fallacy of misplaced correctness i dinim komuniste – qenkan dhe Sorosiste”, shkruan Malltezi./m.j