Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim foli sot për Reformën në Drejtësi. Në një takim me kreun e KLP, Gent Ibrahimin, Kim u shpreh se Shqipëria nuk është vetëm në rrugën që ka përpara.
Ajo u shpreh se partnerët e vendit tonë janë të lumtur për performancën e institucioneve të reja të drejtësisë.
Diplomatja amerikane u shpreh se presioni mbi organet ligjzbatuese është i kuptueshëm në vendin tonë, por nga ana tjetër bëri thirrje për të treguar guxim.
“Na duhet të lëvizim përpara, Reforma në Drejtësi nuk duhet të ceket vetëm prej jush, kam theksuar rolin e shoqërisë civile në demokraci.
Në muajt e kaluar, Helsinki ka monitoruar KLD dhe KLP, ne jemi të lumtur që e mbështesim këtë, monitorimi i performancës është esenciale në këtë drejtim, duhet të jemi të sinqertë dhe të giximshëm, duhet të kuptojmë se sa shumë kemi bërë dhe të gjejmë mënyrën se si do të ecim përpara.
Këshillet ishin të parat që u themeluan, sivjet institucionet e Reformës në Drejtësi janë ngritur, u emërua Prokurori i Përgjithshëm, SPAK ka prokurorët dhe klasa e parë e BKH do përfundojë trajnimin së shpejti, ka shumë gjyqtarë dhe prokurorë të larguar nga detyra, nëse jemi serioz për kapjen, për të bërë një Shqipëri më të mirë dhe më të denjë si anëtarë te BE, atëherë Reforma në drejtësi të vazhdojnë, të mos shtiremi dhe ta bëjmë reformën reale, Gjykata e Larta ka 7 gjyqtarë dhe të tëra këto arritje duhen vlerësuar”, tha Kim.
/a.r