Një operacion i policisë së Fierit i koduar “Taksisti” vuri në pranga 2 persona të cilët po transportonin klandestinë nga vendet e Lindjes së Mesme. Të arrestuarit janë B.K. 53 vjeç dhe R.J. 53 vjeç të dy nga Durrësi.
Ata u ndaluan në rrethrrotullimin e Kolonjës teksa po udhëtonin me furgonin tip Benz dhe brenda mjetit u gjetën 5 sirianë. Klandestinën do t’i transportonin drejt Tiranës, të cilëve u kishin premtuar se do t’i ndihmonin të kalonin drejt vendeve të Bashkimit Europian kundrejt pagesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.
/a.r