Gjykata Kushtetuese zhvillon sot paradite, seancën e parë në lidhje me padinë e Kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit të 2019. Seanca do të zhvillohet
Për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga COVID-19, zhvillimi i seancës plenare do të kryhet pa praninë e publikut. Subjektet e interesuara për çështjen janë Presidenti Republikës së Shqipërisë, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Avokati i Popullit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Partia Bindja Demokratike.
Objekti i kërkesës së Gjykatës Kushtetuese ka të bëjë me konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve si dhe për Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.
Më 18 korrik 2019, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ankimoi në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku kërkon që ky proces zgjedhor të mos njihet. Ademi kërkoi se kërkesa e dorëzuar nuk ka të bëjë vetëm me ankimimin e procesit zgjedhor por edhe me verifikimin e regjistrimit të Bindjes Demokratike.
Ademi paraqiti në Gjykatën Kushtetuese një padi në emër të bashkive të Shqipërisë, një shoqatë e drejtuar prej vetë asaj, përmes të cilës kërkon që procesi i zgjedhjeve të 30 qershorit të mos njihet.
Megjithatë në proces mund të ndikohet edhe fakti se në datën 8 qershor Voltana Ademi u shkarkua nga posti i kryetares së shoqatës së bashkive të Shqipërisë dhe në vend të saj u zgjodh kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu. Ky vendim u konsiderua nul nga Voltana Ademi pasi personat që kanë lajmëruar shkarkimin e saj nuk janë anëtarë të shoqatës, por janë anëtarëve të Shoqatës së Autonomisë Vendore. Ajo madje ka paditur në gjykatë kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreun, ku kërkon që të shpallen të paligjshme zgjedhjet e tij në krye të shoqatës. Kësaj padie Pjerin Ndreu iu përgjigj me faktin se Voltana Ademi nuk mund të deligjitmojë kryetarët e bashkive dhe se Shoqata e Bashkive nuk është pronë e saj. Se sa do të ndikojë ky konflikt për procesin në Kushtetuese për zgjedhjet e 2019-s pritet që të shihet.
/a.r