PD do të mbajë më 17 korrik Kuvendin Kombëtar, që për Edith Harxhin jo vetëm është një mbledhje e nxituar, por e shikon atë si përçarjen e fundit dhe spastrimin e radhës që Lulzim Basha do të bëjë me kundërshtarët e tij. Harxhi u shpreh se ka një ftohje Lulzim Bashës me ambasadën e SHBA-së që ka nisur që nga djegia e mandateve e deri sot.
“Bëhet për të bërë spastrimin e radhës të Këshillit Kombëtar. Këshilli Kombëtar ka një mandat 4-vjeçar dhe pikërisht këtu është shkelur statuti pasi po i ndërpret mandatin. Kjo bëhet vetëm për të fshehur përgjegjësinë e Bashës për humbjen e 25 prillit. Zgjedhjet e 25 prillit i ka humbur Lulzim Basha dhe ai nuk mund të fajësoj askënd, është përgjegjësi e tij. Lulzim Basha është zhdukur prej disa javësh, dhe nuk reagon më. Kuvendin Kombëtar e ka thirru për të bërë përçarjen e fundit dhe për të bërë spastrimet e radhës. Ai do të largojë ato që kanë ende poste në PD”, tha Harxhi.
E pyetur se si janë marrëdhëniet e SHBA me Partinë Demokratike, Edith Harxhi u shpreh se ka një ftohje Lulzim Bashës me ambasadën e SHBA-së. Ajo tha se kjo ftohje ka nisur që nga futja e Luzlim Bashës në çadër, djegia e mandateve, mospjesëmarrja në zgjedhjet e 30 qershorit e deri më sot që vijon refreni i lodhshëm i masakrës zgjedhore.
‘Drejtuesit e PD kanë një ftohje me diplomatët jo vetëm me SHBA. PD është një produkt i pastër euroatlantik dhe kjo histori e ftohjes ka nisur që nga çadra, vijon me djegien e mandatave dhe ka vazhdar me mosfutjen në zgjedhjet e 30 qershorit dhe ka vijuar gjatë gjithë kësaj periudhe me historinë e stërzgjatur të masakrës zgjedhore të 25 prillit”, tha Harxhi.
“Patjetër që do të shkojë në parlament, nëse nuk shkon atëherë PD-së do i vihet dryni njëherë e përgjithmonë”, tha Harxhi.
Harxhi foli edhe për marrëdhëniet e saj me Bashën duke thënë se nuk është prishur me të, por ka ndalur së foluri me personin që po K partinë duke e çuar atë në humbje të vazhdueshme.
“Unë nuk jam prishur me zotin Basha, por kam ndaluari së foluri me të pasi nuk kam çfarë të flas me një person që keqdrejton partinë, nuk kam asgjë ndaj Bashës si individ, por si drejtues humbës i PD-së”, tha Harxhi.
“Ne nuk kishim garë, nuk mund të flasim për garë ku nuk kishte barazi, konkurrencë, nuk kemi pasur as burime financiare e as njerëzore pasi të gjitha këto janë përdorur nga kryetari i partisë. PD është një parti që është deformuar në formë dhe përmbajtje dhe jo ka ndodhur vitet e fundit. Nuk e dija që ishte një maskër e vërtetë me listën e anëtarëve të PD-së, u është mohuar e drejta mijëra anëtarëve dhe po flitet për më shumë se 30 mijë anëtarë dhe sigurisht unë nuk e dija këtë. Nëse do e dija do i drejtohesha gjykatës. Kam prova që ka pasur shkelje të mëdha dhe se kutitë janë mbushur me vota pro Bashës. Zoti Shehaj ka më shumë prova për shkeljet por ka zgjedhur të heshtë”, tha Harxhi. Shqiptarja.com