Që nga fillimi i procesit e deri më tani, janë vaksinuar për koronavirusin 900 mijë qytetarë. Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook.
Kujtojmë se fushata e vaksinimit “Shqipëria Buzëqesh” nisi më 11 janar 2021 me qendrën e parë të vaksinimit në stadiumin “Air Albania” .Dy qendrat e tjera të vaksinimit anti-covid u hapën më pas në Vlorë dhe Shkodër e më pas u shtrinë në mënyrë kapilare në të gjithë vendin.
Sipas planit kombëtar të vaksinimit, të parët që kanë nisur vaksinimin janë ekipet mjekësore dhe të moshuarit në institucionet e kujdesit afatgjatë, ndërsa do të vijohet me grupet e tjera të riskut, sipas fazave të planit të vaksinimit.