Bashkimi Europian ka siguruar edhe 150 milionë doza të vaksinave antiCOVID nga kompania Moderna. Mësohet se Komisioni Europian ka nënshkruar kontratën e dytë me kompaninë farmaceutike për vitin 2022.
Kjo kontratë kontrata parashikon edhe blerjen e vaksinave për variantet e reja të koronavirusit. Falë bashkëpunimit me kompaninë, kontrata gjithashtu garanton shpërndarjen në kohë nga tremujori i tretë i vitit 2021 deri në fund të vitit 2022 dhe mundësinë për ta përshtatur atë me nevojat e secilit shtet anëtar të BE-së në varësi të situatës së tyre epidemiologjike.
Po ashtu mësohet se shtetet që janë pjesë e BE-së, kanë mundësinë të rishesin ose të dhurojnë doza për vendet në nevojë jashtë unionit. Në lidhje me lajmin ka reaguar edhe Presidentja e Këshillit Europian, Ursula von der Leyen, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se me këto vaksina do të bëhet një mbrojtje më të madhe për qytetarët.
“Ne kemi siguruar 150 milionë doza shtesë të vaksinave. Dhe ne jemi duke siguruar një kontratë për fleksibilitetin që na duhet për të blerë një gjeneratë të re të vaksinave të adaptuara COVID-19, të cilat janë efektive kundër këtyre varianteve. Kjo do të na mundësojë të mbrojmë qytetarët nga variante të reja të virusit”, shkruan Ursula von der Leyen.
/b.h