Situata nga Covid po vjenh duke u përmirësuar nga dita në ditë dhe provë për këtë janë shifrat e ulta të infektimeve dhe viktimave.
Shefi i Urgjencës Kombëtar, njëherësh edhe anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve Skënder Brataj u shpreh se referuar uljes së rasteve, po mendohet që në muajin korrik të zgjatet edhe me një orë më shumë ora policore, ndërsa do të rritet edhe kapaciteti në stadiume dhe kinema.
“Janë marrë masat. Nuk e di se sa zbatohet. Të gjithë këto pyetje. Edhe ne kemi jetë private, nëse ndodhem në lokal në orën 23:00 do të ngrihem e të dal. Nuk është perceptim personal. Çdo gjë te Komitetin Teknik realizohet me anë të votave.
Por, siç e kam thënë nuk bëjmë vetëm analizën e gjendjes tonë, por edhe ndërkombëtarëve. Sigurisht s’prishim rritjen e janar-shkurtit, por ka një rritje. Të shtrosh 7 të sëmurë, kur nuk shtronim asnjë gjatë zgjedhjeve dhe kohës së Bajramit. Do të jetë dhe vala e Bishtit, do të vijë në vjeshtë. Mutacionet bëjnë punën e saj”, tha Brataj në “News24”.
Gjithashtu mjeku foli dhe për dy mutacionet e COVID-19, që janë kthyer në një shqetësim për popullsinë botërore. Brataj tha se është e vërtetë që varianti indian i virusit është me përqindje të lartë infektiviteti, ndërsa theksoi se nga të dhënat e deritanishme, rezulton se vaksinat e prodhuara, ofrojnë imunitet ndaj tyre./m.j