Familjarët e Fiqirihe Mançes, 61-vjeçares që u gjet e vdekur në banesën e saj në Kolanec të Maliqit, më 17 qershor, dhe që fillimisht u raportua se ishte vetëvarur, akuzojnë bashkëshortin e saj, Faton Mançen, si personin që në fakt, e ka vrarë atë.
Edhe policia ka nisur procedimin penal për 63-vjeçarin, pasi ka konstatuar elementë të veprës penale “veprime që pengojnë zbardhen e të vërtetës”.
Një nga vajzat e çiftit thotë se familjarët e mamasë e akuzojnë bashkëshortin e saj se e ka vrarë.
“Ata akuzojnë, dyshojnë se babi e ka vrarë, por ai i ka shërbyer mamit për 37 vite me radhë. Babai nuk ka qenë asnjëherë i dhunshëm, nuk na rriti me dhunë dhe mamit dhe ne fëmijëve asnjë nuk na ka prekur fijen e flokut. Ai nuk ishte në gjendje ta kryente atë akt. Kushdo që do të hedhë baltë mbi babin tonë do përgjigjet.
Ata që kanë hedhur akuza do përballen. Unë përderisa jam shumë e sigurt qe kjo ka qenë një vetë varje nga ana e mamit nuk kam pse e nxjerr mamin nga varri. Por që të dalë e vërteta po. Do më vinte shumë keq që, përveç vuajtjeve që kishte, krizat nga dhimbja, tani as atje ku është të mos e lënë rehat? Nuk e kemi lajmëruar policinë, unë personalisht nuk isha në gjendje. Edhe personat që kanë akuzuar kanë qenë atë ditë dhe babi ua ka thënë të vërtetën që atë ditë”.
/b.h