Sipas MeteoAlb: I nxehti afrikan që ka përfshirë prej ditësh rajonin e Ballkanit do të diktojë edhe në Republikën e Shqipërisë mot të kthjellët por të nxehtë.
Këto kushte atmosferike mbeten gjatë gjithë ditës në vendin tonë edhe pse mbrëmja sjellë kalime vranësirash në zonat Verilindore dhe Juglindore, sërisht nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit rriten sërisht gjatë mëngjesit dhe mesditës DUKE luhatur ekstremumet ditore nga 13°C deri në 37°C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 40-45 km/h, nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.
Kosova
Dita nis me mot të kthjellët në të gjithë vendin. Por mesdita dhe kryesisht orët e vona të pasdites sjellin kalime vranësirash nëpër territor, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në zonat Veriore dhe Lindore duke rrezikuar ndonjë shi të pakët.
Maqedonia e Veriut
Pjesa e parë e ditës do të mbetet me kthjellime në zonat perëndimore por vranësira kalimtare do ketë në zonat lindore të MV. POR pjesa e dytë e ditës sjellë zhvillim të vranësirave lokale duke gjeneruar shira afatshkurtër dhe të izoluar.
g.kosovari