Deklarata tha se ushtarët kroatë do të integrohen në një batalion kinetik, i cili do të patrullojë anën perëndimore të Kosovës.
“Trupat kroate janë bashkuar me Komandën Rajonale të KFOR në Perëndim, duke u bërë vendi i nëntë që do të jetë pjesë e njësisë,” tha llogaria e KFOR në Tëitter.
Ata do të jenë së bashku me ushtarë nga Austria, Italia, Rumania, Maqedonia Veriore, Polonia, Sllovenia, Zvicra, Turqia.
Ky bashkim i forcave kroate me KFOR-in në Kosovë u promovua gjatë një vizite të ministrit të Jashtëm kroat Gordan Grliç Radman në Prishtinë pak muaj më parë. Kjo çoi në acarimin e Beogradit, akt të cilin e pa si një aleancë shqiptaro-kroate kundër saj.
Serbia dhe Kreoacia kanë historikisht fërkime, dhe ndodh që raportet mes tyre acarohen kohë pas kohe.