Një 63-vjeçar u vu nën hetim nga policia pasi nuk ka raportuar për vetëvrasjen e gruas së tij.
Sipas Policisë së Maliqit, në datën 17 qershor gruaja e tij 61-vjeçare ka varur veten në banesë, në fshatin Kolanec.
Bashkëshorti i saj nuk ka njoftuar policinë dhe akuzohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal për shtetasin F. M., 63 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq, pasi ky shtetas nuk ka njoftuar organet e Policisë se në datën 17.06.2021, në banesë, ishte vetëvarur bashkëshortja e tij shtetasja F. M., 61 vjeçe, duke konsumuar elementë të veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës””, njofton policia./m.j