Dy netë më parë Saranda u trondit nga një atentat me armë zjarri, ku biznesmeni Spiro Iljadhi u qëllua me breshëri kallashnikovi. Ai mbeti i plagosur dhe fillimisht u dërgua në Spitalin e Sarandës e më pas u transportuar drejt Tiranës për të marrë trajtim të specializuar në Spitalin e Traumës.
Spiro Iljadhi u qëllua me armë sapo doli nga lokali në qytetin bregdetar, që e ka në pronësi, një lokal mjaft i njohur në Sarandë.
Por pothuajse dy ditë pas këtij atentati, gjatë natës dhe në të gdhirë të ditë së sotme, u tentua të digjen me benzinë lokali në pronësi të Spiro Iljadhit.
Ka një person i dyshimtë që bënte qarkullonte me motor në zonën pranë lokalit. Policia e mbajti nën vëzhgim pasi pa lëvizjet e dyshimta. Në një moment ai nxorri një shishe me benzinë dhe tentoi t’i vendoste zjarrin lokalit mjaft të njohur në Sarandë.
Por sapo vuri re policinë, u largua. Megjithatë, ai u kap nga shërbimet policore dhe u arrestua. I dyshuari është Luan Obznova, person me precedent penal në fushën e narkotikëve.
/a.r