Një 54-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali, pasi u kthye në një shqetësim për klientët dhe punonjësit e një bari, ku ishte ulur për të konsumuar alkool.
Në efektin e alkoolit, Shpëtim Bogdani filloi të kërcënonte klientët, ndërsa qëlloi me shuplakë edhe baristen, e cila ishte me origjinë kineze.
Po ashtu, shqiptari filloi të thyente gotat dhe të hidhte vazot e luleve në tokë. Pas këtyre incidenteve, ai tentoi të largohej nga vendngjarja, po u kap në kohë nga karabinierët.
/a.r