Prokuroria e Posaçme SPAK, mësohet se ka marrë në dorë dosjen e vrasjes së Sajmir Beqirit, nga prokuroria e Elbasanit.
Mësohet se dosja është marr nga SPAK pas një kërkese të dorëzuar ditën e sotme në prokurorinë e Elbasanit. Sipas burimeve mësohet se ka prova të reja për ekzekutimin e ndodhur në prill 2016, ku Sajmir Beqiri u ndoq nga vrasësit, ku një prej tyre ishte maskuar me paruke.
Po sipas të njëjtave burime, mësohet se dyshimet pas vrasjes nga ana e grupit hetimor ishin mbi fisin “Çapja”. Ardjan dhe Florenc Çapja akuzohen si porositësit e ekzekutimit mafioz të vëllait të Sajmirit, Gentian Beqiri.
Kujtojmë se SPAK, 4 ditë më parë ka dorëzuar në Gjykatë dosjen për Ardian Çapjen dhe 5 të pandehurve të tjerë për vrasjen e babë e birë, Nezar e Gentian Beqirit më vitin 2012, ndërsa hetimet në kuadër të të njëjtës dosje kanë vazhduar në sekret edhe për vrasjen e djalit tjetër të familjes Beqiri, Sajmir Beqirit. Ky i fundit është vrarë mëngjesin e 11 prillit 2016, pak muaj pas masakrës së Elbasanit ku mbetën të vrarë 3 persona dhe të plagosur 8 persona. Mes të vrarëve në këtë ngjarje, vëllai i Ardian Çapjes, Agron Çapja dhe nipi i tij, Ardit Sinakllori. Gjithashtu i plagosur mbeti edhe Florenc Çapja.
Nga hetimet e deritanishme, edhe vrasja e Sajmir Beqirit dyshohet të ketë ardhur si pasojë e hakmarrjes mes dy familjeve. Gjithashtu, në këtë dosje është duke u hetuar edhe një rast i trafikut të lëndëve narkotike prej 260 kg kanabis, ku nga përgjimet ka dalë emri i një personi tashmë të shpallur në kërkim për një dosje tjetër të trafikut të kokainës.
g.kosovari