Nga Oerd Bej
Në një kohë kur shoqëria jonë po bën përpjekjet e saj të fundit për të kaluar drejt digjitalizimit të sektorit audiovizual problematikat me të cilat ne jemi duke u përballur në sektorin audiovizual janë sa locale po aq edhe globale për nga pikëpamja e sfidave.Paradoksalisht Shqipëria edhe përse një vend analog tashme në sektorin audiovizual dhe atë të teknologjisë nuk është me prapa se vëndet e tjera. Thenia e viteve 90’ “E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa” duke sikur më në fund ka gjetur vend.
Tashmë është i njohur fakti se shumë raporte ndërkombëtare e konsiderojne Shqipërinë si një shoqëri me rregjim me demokraci të pakonsoliduar ku respektimi I të drejtave politike dhe ekonomike është akoma i pakonsolidua e ndëerkohë nga pikëpamja e teknologjisë dhe penetrimit të internetit vendi yne reflekton pothuajse të gjitha dinamikat e një shoqërie të informacionit.
Mjetet e reja të komunikimit masiv qe vijnë sëbashku me teknologjinë sot janë ndër mjetet kryesore me të cilat qytetari dhe shoqëria artikulohet drejt vendimarrjes.
Por paradoksalisht kjo liri e shprehjes është duke ardhur me një kosto shumë të madhe për demokracinë dhe hapësirën e mendimit të lirë. Fake news, ose “lajmet e rreme”, janë vetëm një nga sfidat e shumta me të cilat media jonë dhe ajo e huaj është duke u përballur. Ndërkohë që shumica e studiesve e vendosin theksin e tyre tek jo profesionalizmi I gazetarit, apo tek aspekte kulturore një rrymë tjeter mendimi e vendos theksin tek modeli I tregut liberal, ku reklama është e vetmja formë e gjenerimit të ardhurave në media.
Triumfi i doktrinës liberale.
Rënia e murit të Berlinit nuk i dha fund vetëm regjimeve diktaktoriale por ajo më së shumti shërbeu si fillimi I triumfit të ideologjisë liberale, e tregut të lirë dhe dorës së padukshme që rregullon shumëcka në një shoqëri të lirë. Në këtë hapësirë vlerash të reja media dhe shtypi I shkruar u rikonceptuan si institucione duke kaluar nga shërbimi dhe ndikimi që ato kishin me aktorët politike drejt një hapësire qe shikohej me afër me qytetarët dhe demokracinë
Mediat tani nuk e kishin më ndikimin e drejtëpërdrejtë të politikës por të gjendura në një treg gjithmonë ë me të specializuar dhe konkurrues ato i duhej tashmë të gjenin mënyra të reja të sigurimit të të ardhurave ekonomike.
Ndërkohë që numri i mediumeve rritej vit pas viti, me gjithmonë e më shume media të specilizuara qe konkurronin për nje audience te segmentuar, përdorimi i internetit po fillonte përhapjen e tij në shoqëri duke siguruar një mënyrë të re të shpërndarjes së lajmeve dhe të informacionit.
Shpejt shumë gazetat dhe revistat e përqafuan këtë teknologji të re duke shpejtuar që të kishin faqen e tyre në internet. Në periudhat e para, botuesit e shikonin zhvendosjen edhe në internet si një mundësi që do të ndikontë në fuqimin e markës dhe brand të kompanisë dhe jo si një kosto ekstra shërbimi në prodhimin e informacionit.
Rreth viteve 1996 studiesit e medias duke parë masivizimin e përdorimit të internetit në konsumin e lajmeve shtronin pyetjen nësë “qyetetari duhet që të paguaj per lajme në internet njelloj si në print?”. E teksa pyetja e tyre nuk u përkrah prej shumë botuesve të cilët nuk ishin ende gati për të rritur kostot e tyre të botimit, media tradicionale gjeti një hapësirë te re për të botuar lajmet e saj.
Media tradicionale si të mos I mjaftonin konkurrenca dhe kostot me shtypin konkurrent dhe televizionin asaj do ti shtohej edhe kosto shtesë e internetit.
Ishte pikërisht ky kalim nga media print drejt asaj virtuale që shumëfishoj edhe sfidën për të siguruar të ardhura më të larta. Ndonëse në pamjë të parë ky kalim dukej vetëm si një shumëfishim I kanalit të transmetimit, ajo solli edhe kosto të larta për botuesin dhe gazetarët. Ky kalim I mediumeve sikundërse studiues të shumtë e kanë kuptuar nuk kishte të bentë vetëm me formën por edhe me përmbajtjen. Të gjendur tashmë në një hapësirë të re komunikuese gazetarët dhe botuesit duhet që ti përshtateshin shijeve të reja të audiencës, ku leximi i lajmit kaloj nga horizontal (gazeta) në atë vertikal (kompjuteri). Shumë shpejt përmbajtja e lajmit po humbte rëndësinë përballë konkurrencës për lajmin e parë
Janë këto rezultatet e këtyre zhvillimeve të cilat sollën edhe sfidat e e para në sitemin ekonomik të industries së medias në të cilën shumë botues po kërkonin modelet të reja për sigurimin e të ardhurave të qendrueshme ekonomike.
Një media pa të ardhura të sigurta është një media e cila nuk ka fuqi ekonomike për të prodhuar përmbajtje mediatike si “një e mire publike”, ajo është në vështirësi edhe për të siguruar burimet njerëzore (profesionistët e fushës) dhe kapjes së ritmit të shpejtë të ndryshimeve teknologjike. Një media që konkuron vetëm për audiencë dhe lajmin e parë është e prirur që të luftoj për lajmin e parë më shumë sesa për vërtetësinë e lajmit.
Rrjetet sociale, fundi i medias tradicionale?
Sikundërse ndodh shpesh në historinë e mediave, më zhvillimin e teknologjisë format e reja të mediumeve fillojnë dhe I zejnë vendin mediave tradicionale duke ofruar në këtë mënyrë edhe risi të reja të shpërndarjes dhe të prodhimit të informacionit. Tashmë, me rrjetet sociale secili prej qytetarëve mund të jetë një gazetar potencial duke treguar historinë e tij, lajmin e tij dhe duke patur me qindra lexues. Ky masivizim I shpejtë I përdorimit të rrjeteve sociale nga lexuesi dhe qytatari ishte një nga arsyet përse botuesit nxituan që të kapnin rritmin e teknologjisë duke menduar forma të reja të shperndarjes dhe të monetarizimit të botimeve të tyre.
Studiesit e komunikimit, që nga Marshall McLuhan, Neil Postman, etj bien dakord se “mediumi është mesazhi”. Të vendosur tashmë edhe në rrjetet sociale botuesit iu desh që të përshtasin sërisht përmbajtjen e tyre drejt një formati të ri të audiences në të cilën lajmi është I matshëm nga pikëpamja e lexueshmërisë duke e shtyer gazetarin që gjithmonë e më shumë të fokusohet tek lajmi I shpejtë. Ku figura fillon dhe mbizotëron më shumë se shkrimi dhe “scoop-I” më shumë se përmbajtja. E sikur të mos mjaftonte, nësë ata dëshironin që të ishin pjesë e platformave I duhëj që të paguanin pronarin e këtyre rrjeteve sociale për cdo klikim në lajm.
Drejt një modeli të ri
Problematikat dhe sfidat bashkhore të medias si përqendrimi I medias apo edhe lajmet e rreme nuk duhen pare si probleme të izoluara kulturore por duhen pare më shumë nën prizmin e zhvillimeve të vazhdueshme historike dhe teknologjike.
Për faktin se media media tashmë i duhet që të konkurroj me shumë medium për të tërhequr vëmëndjen e lexuesit tregu I reklamave është bërë gjithmonë e më i vështirë për tu siguruar. Kjo shpërndarje masive e mënyrës sesi informohet sot qytetari ka nxitur që edhe gazetaria cilësore të shmanget disi, për ti lenë hapësirë më shume lajmeve që tërheqin vëmëndjen, me qëllim tërheqjen e reklamave.
Fake news nuk është asgjë më shumë sesa një karakteristikë historike e medias për të mos paraqitur të saktë cështjet që ajo trajton. Fake news nuk lindi sot, por ai u shumëfishua vitet e fundit.
Studiues të shumtë të medias si Julia Cage dhe Victor Pickard sugjërojnë se ky model i medias me konkurrueshmëri të madhe midis kanaleve ku ato transmetojnë nuk mund të prodhojë lajme cilësore për shkak se modeli I tyre ekonomik nuk e lejon që të përqëndrohen tek lajmi I saktë por nxisin mediumet që të shkojnë drejt përfitimit dhe kërkimit të audiencës që mund ti siguroj vetëm të ardhura. Në vënd të këtij modeli ekonomik I cili në plan afatgjatë vetëm sa shton dhe prodhon lajmet e rreme ata propozojnë modele të reja të sistemeve mediatike si fondacionet apo NGO=të si dhe një forcimi më të madh të rregullatorëve audiovizuale për shkak se media tradicionale përdor valët që janë pasuri publike.
Edukimi Mediatik, një shërim i përkoshëm?
Teksa sfidat për të zgjidhur një model të saktë të sistemit mediatik janë akoma duke u përpunuar dhe studiuar jo vetëm ne botë por edhe në Shqipëri, studiues të shumtë të komunikimit sugjerojnë se ndoshta një politikë e mire publike e cila mund të ri orientonte shoqërine drejt një leximi disi më të saktë të informacionit mund te ishin politikat e edukimit mediatik si nje “melhem” për të lexuar dhe kuptuar më mirë përmbajtjen meditiake. Në thelb të tij edukimi mediatik ka të bejë me kuptimin dhe të kuptuarit të medias si një aktor i rëndësishëm. Tensioni I vazhdueshëm I medias si një aktor sa ekonomik po aq edhe kulturor nuk e bëjnë të lehtë daljen e medias nga kjo krizë historike.
Diskutimi dhe hapja e këtyre temave në shoqëri si ajo qe solli konferenca rajonale e Komitetit të Helsinkint duke shtruar alternativa dhe këndvështrime të ndryshme vetëm sa hapin horizontin për ta parë shoqërinë dhe median si aktore që gjatë gjithë kohës është në luftë me veten e cila ndryshon duke sjellur padyshim sfida të cilat duhen adresuar me qëllim ndërtimin e një demokracie sa më përfaqësuese.
*Ky artikull/video është realizuar në kuadër të projektit “Media dixhitale në një fushë të re: Rruga drejt vetërregullimit, etikës dhe pavarësisë”, i zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe mbështetur financiarisht nga qeveria holandeze. Artikulli është pronësi e autorit dhe nuk reflekton qëndrimin e KSHH-së dhe qeverisë holandeze”.