Në inuagurimin e godinës së re të Ujësjellësit në Kamëz, kryeministri Edi Rama u shpreh se brenda këtij viti disa qytete në vend do të kenë ujë 24 orë.
Sipas kryeministrit, kjo do t’i japë fund një problemi qindra vjeçar në vend. Rama pranon se gjatë tranzicionit shumë fonde janë copëtuar në segmente interesash elektorale duke mos arritur kurrë që të investohet në këtë sistem.
Rama theksoi më tej se Ujësjellësi është kthyer në një ndërmarrje që punësohen militantë, krushq e kushërinj, siç tha ai, ndërsa thekson se duhet të marrë fund.
“Ujësjellësi kanë qenë historikisht ndërmarrje për të punësuar militantë, krushq, kushërinj pa pasur parasysh se për çfarë janë krijuar. Jo vetëm kaq, pro ndërmarrjet e ujësjellësit për shkak të keqmenaxhimit janë me më shumë borxhe në republikë. Një pjesë e madhe e atyre vazhdojnë ti akumulojnë. Sasia borxheve është më e madhe se e OSHEE. Kjo nuk mund të vazhdojë kështu. Nuk mund të jenë gjë tjetër vecse ndërmarrje me kapacitete të plota. Në këtë aspekt kemi shembuj pozitivë si rezultat i mbështetjes së qeverisë gjermane dhe zvicerane.
Nuk mund ta meritojë që të mbetet në duart e paafta. Kjo sjellje e vjetër ka krijuar shumë kosto. E fundit që dua të them sot është që reforma e ujit e cila në letër është shumë e qartë ka nevojë për një shtytje të re përpara. Nuk mund të jenë ndërmarrje që mbahen me miell hua,” u shpreh Rama.