Në fundjavë pushuesit vendas i drejtohen të gjithë bregdetit të jugut por edhe Shëngjinit dhe Velipojës duke bërë që në orë të caktuara të ditës të krijohet një trafik i rënduar. Me kthimin e pushuesve nga plazhi ka bërë që pasditja e së dielës të kthehet në një sfidë më vetë për ato, pasi janë të detyruar të presin me orë të tëra në trafik.
Akset më problematike ku radha e mjeteve ka qenë me kilometra është nga zona e Dukatit, në Orikum dhe Vlorë ku pushuesit kthehen nga bregdeti i jugut. Pas plazhit në bregdetin e jugut kanë mbetur të bllokuar në një trafik të renduar ku radha e makinave nis nga Dukati, në Orikum e deri në Vlorë. Mjete kanë formuar radhë kilometrike dhe prej orësh thuajse nuk lëvizin.
Edhe në aksin Lezhë-Milot ka trafik të rënduar pasi pushuesit kthen nga plazhi i Shëngjinit apo Velipojës.
Dyndja e menjëhershme e pushuesve për t’u larguar nga plazhi i Shëngjinit, ka krijuar trafik mjaft të rënduar nga zona e Ranës së Hedhur në drejtim të Milotit. Radha e mjeteve ashtu si në Orikum-Vlorë, edhe në Lezhë-Milot, ishte kilometrike.
Policia e rendit dhe ajo rrugore ishte vendosur ne disa pika për të ndihmuar në lehtësimin e lëvizjes.
Radha e mjeteve në rrugë është kilometrike dhe makinat lëvizin shumë pak duke mbetur të bllokuara në trafik për orë të tëra. Ky trafik shkaktohet nga dyndja e madhe e pushuesve, të cilët kthehen nga ditët e plazhit në fundjavë.
g.kosovari