Nga Mero Baze
Ndryshe nga Tetari I Lulzim Bashës që pas humbjes po kujdeset orë e çast të mbyll letrat që të mos I marrin partinë, dyshja tjetër opozitare Meta Kryemadhi janë zhdukur nga skena politike pas 25 Prillit. Përveç solidaritetit me Sali Berishën pas futjes në listën zezë të SHBA, Ilir Meta thuajse nuk ka bërë më asnjë gjest politik. Bile as për shkarkimin e tij nga parlamenti. Javën e fundit ai po shetit në disa fshatra shqitarë të Malit të Zi, duke vizituar kisha e xhamia, nga Kraja në Ulqin dhe thuajse nuk ka asnjë reagim politikë për atë që ndodh me opozitën.
Ky refuzim vjen pas një dështimi per të bërë aleancë me Partinë Demokratike pas zgjedhjeve dhe me rezultatin poshtërues të LSI më 25 Prill, për të cilin Meta fajëson nën zë dhe Lulzim Bashën.
Mungesa e reagimit të Ilir Metës është një sinjal I pastër kundër Lulzim Bashës dhe përpjekjes së tij për te mbajtur vulën dhe zyrën e opozitës, një si një projekt i njëanshëm I Bashës dhe kundër interesave afatgjate të PD për t’u kthye rnë pushtet.
QË PD të vij një ditë në pushtet e ka të nevojshme një aleancë afatgjatë me LSI edhe pse ajo është dërrmuar keqazi në zgjedhjet e fundit. Edi Rama ia ka bërë më të lehtë Bashës të negocioj me Ilir Metën, por nga ana tjetër, ia ka bërë më të vështirë Ilir Metës gjunjëzimin para Lulzim Bashës.
Mekanizmi i vetëm që Ilir Meta të riafrohet me PD dhe të bëjnë një marrëveshje afatgjatë së bashku është Sali Berisha. Ilir Meta po hesht jo se I vjen turp nga rezultati I zgjedhjeve, por se ndjehet I tradhëtuar nga Luzlim Basha dhe përshtatja e tij me skemën e Edi Ramës për të asgjësuar LSI.
Ai e ka përjetuar keq gjatë fushatës faktin që biznesmenët e mëdhenj që sponsorizojnë fushatat elektorale, këtë radhë trokisnin vetëm në dy dyer, tek Rama dhe Basha duke e konsideruar atë të panevojshëm. Më tej akoma Ilir Meta e ka përjetuar keq jo vetëm betejën e Ramës për eliminimin e LSI por dhe mobilizimin e PD që LSI të mos kishte hapësira dhe në qarqe si Gjirokastra ku me pak tolerancë të PD rezultati do të ishte 2 me 2.
Pas zgjedhjeve, në shumë nga analizat e PD, LSI dhe personalisht Meta është konsideruar faktorë regresiv që ka ndikuar në humbjen e zgjedhjeve për shkak të ndërhyrjeve të tij skandaloze në fushatë.
Futja e Berishës në listën e zezë të SHBA, ishte një goditje përfundimtare për të, pasi I nxori atij nga loja aktorin e vetëm që ai mund të përdorte për një riskrukturim afatgjataaë të opozitës.
Rruga e Ilir Metës për rikthim në opozitën zyrtare kalon përmes Sali Berishës.
Është kjo aryseja që ai ka injoruar rizgjedhjen Bashës njësoj si shkarkimin e tij nga parlamenti.
Edhe ai si shumë të tjerë po presin Shtatorin, dhe qëndrimin e Lulzim Bashës ndaj Berishës.
Nëse Basha ndërmerr hapin që i kerkon SHBA, atëhere opozita do të ketë dy blloqe të mëdha, njëri Berisha Meta e tjetri Basha. Të dy mund të vazhdojnë më vete përpara, por probleme për të bërë një aleancë politike në zgjedhjet e 2023 për pushtetin lokal.
Nëse Basha nuk e përjashton Berishën, çka do të jetë një vendim shumë I vëshitrë për të, Ilir Metës do t’i duhet të vazhdoj vetëm, pasi Basha nuk mund të mbaj dy dele të zeza të SHBA në parti.
Rruga e trete eshte që Basha te pres që Berisha te ik vet dhe nëse nuk iken ai të shtyj hyrjen në parlament, derisa Berishës ti ndodh ndonjë gjë tjetër.
Është kjo arsyeja që Ilir Meta po pret në heshtje të përfundoj teatri brenda PD dhe pastaj të ulet me Berishën të vendosin se çfarë do të bëjnë, ta marrin vet në dorë, apo të mbajnë Bashën si fasadë, siç kanë bërë 8 vjetë. Deri atëherë, Basha është i lirë të sillet si kryetar I PD Pastaj duhet ta ndaj nëse do të jetë me Berishën e Metën kundër SHBA, apo më vete, duke I pasur ata aleatë një formacion tjetër opozitar.